Futboll Sport

E BUJSHME/ Vjet ishte pjesë e Kombëtares, talenti shqiptar FIRMOS me Chelsea

Jo më kot agjentët e shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit janë të shumtë. Puna e tyre është e padukshme, por mjaft e rëndësishme. Sot, një nga talentët e ardhshëm të futbollit europian, Armando Broja ka firmosur me “Blutë e Londrës”.

Është vetëm 16-vjeç por cilësitë dhe potenciali në fazën ofensive e bëjnë atë një lojtar të së ardhmes. Vitin e shkuar ishte pjesë e Shqipërisë U-17, ndërsa sot sulmuesi kuqezi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Broja ka firmosur me Chelsean U-18, i ndihmuar edhe përmes bursës që ofron klubi anglez.

Më parë ka qenë me të rinjtë e këtij ekipi, por cilësitë e tij në fushën e blertë janë pikasur nga trajnerët e moshave te Chelsea. Tashmë para tij është një rrugë e gjatë, urojmë që të jetë e ndritur. Një shqiptar nga Malësia e Madhe, e ku ka më krenari dhe emocion për kuqezinjtë tanë.

Related posts

RIKTHIMI NË ZVICËR/ Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

F.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Tirana. Rezultati 0-0

Delo.autor

CHELSEA-ARSENAL/ Fiton penallti ndaj “Topçinjve”, ja çfarë bën Hazard në finale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment