Futboll Sport

TALENTI 21-VJEÇAR THYEN TABUNË/ Bëhet futbollisti i parë në vendin e tij që pranon homoseksualitetin (VIDEO)

Marrëdhënia mes LGBT-së dhe sportit nuk ka qenë e lehtë, aq më pak në futboll. Shumë pak lojtarë e kanë pranuar publikisht homoseksualitetin e tyre dhe ata që e kanë pohuar, si për shembull, ish-lojtari gjerman Tomas Hitzlperger ka varur këpucët në gozhdë.

Këtë tabu e ka thyer futbollisti Xhoshua Kavallo i nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka pranuar homoseksualitetin e tij. Mes tensionit, psherëtimash dhe në prag për t’u shpërthyer në lot, 21-vjeçari ka rrëfyer gjithçka për jetën e tij.

Aktualisht, Kavalli është pjesë e skuadrës Adelajde Juanjtid në Australi dhe aktivizohet me kombëtaren e moshave australiane. Asnjëherë më parë nuk kishte ndenjur që në kampionatin australian një futbollist të fliste hapur mbi prirje seksuale. Lajmi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku të shumtë ishin ata që i dolën në krah futbollistit.

Related posts

Napoli i ‘çmendur’ pas Verdit, gati transferimi në janar

Q.Autor

TËRBOHEN TIFOZËT/ MESSI çmend “Bernabeun”, merr më shumë ovacione se CR7 në 9 vite (VIDEO)

Isa.Autor

DE LIGT ËSHTË EMRI MË I PËRFOLUR I MOMENTIT/ Ja prapaskenat e marrëveshjes Barcelona-Ajax

Delo.autor

Leave a Comment