Futboll Seria A Sport

TË BËRTITURA DHE VENDIMI FINAL/ “Duhet të pyesim veten mbi…” Sarri “ngujon” Lazion në dhomat e zhveshjes

Nuk është një moment i lehtë për Lazion. Edhe pse fitorja ndaj Interit 3-1 dukej se kishte qetësuar ujërat dhe i kishte dhënë një shtysë më shumë bardhekaltërve, sot janë rishfaqur fantazmat e këtij starti të sezonit…

Ekipi i Maurizio Sarrit humbi 4-1 në “Bentegodi” ndaj Hellas Verona të Igor Tudor. Një humbje jashtë fushe që ndjek atënë “Dall’Ara” ndaj Bologna-s.

Siç raportoi DAZN, ekipi dhe tekniku qëndruan në dhomat e zhveshjes edhe 1 orë pas ndeshjes, të kyçur aty, teksa dëgjoheshin të bërtiturat e trajnerit të Lazios, që ka vendosur bashkë me klubin që të shkojnë në grumbullim deri në sfidën e mesjavës…

“Sot ndodhi ajo që ndodhi në Bolonjë. Këto ulje -ngritje paguhen shtrenjtë. Ne nuk ishim të rraskapitur si në Bolonjë, por në vështirësinë e parë u shkrimë si bora në diell. Ne gjithashtu kishim mundësi të rëndësishme për t’u rikthyer në lojë, por nuk ia dolëm. Kjo do të thotë se nuk jemi të fortë mendërisht”, kështu e analizoi trajneri toskan në mikrofonat e pas ndeshjes!

Nuk bëra asnjë ndryshim në fillim të pjesës së dytë për të parë një reagim në minutat e para. Megjithatë ne nuk ndryshuam pas një kohe. Ndoshta duhet të fillojmë të flasim nëse jemi një ekip i madh apo jo.

Një skuadër e madhe nëse ka ato shanse në 2-1 ose 3-1 nuk gabon! Ne kemi paraqitjet e një ekipi të madh, por nuk mund ta përkufizojmë veten si të tillë. Dhe nuk mendoj se është e rastësishme që disa shfaqje jane si keto”.

Related posts

RIKTHEHET PAS 2 MUAJSH NGA DËMTIMI/ Ylli Dybala: Tani më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar, mezi pres të…

Delo.autor

Francë – ShBA, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

BËN PREMTIMIN/ Miss “Bumbum”: Dal lakuriq nëse Championsin, e fiton…

Delo.autor

Leave a Comment