Basketball Sport

LeBron çon Cleveland në finalet e Konferencës së Lindjes

Skuadra e Cleveland Cavaliers është finalistja e parë e play off-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores 128-93 ndaj Torontos, në gjysmëfinalen e katërt të luajtur në fushën e ekipit kanadez. Cleveland fitoi 4-0 serinë e gjysmëfinale, duke avancuar më tej, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon skuadra e Cavaliers. Një tjetër ndeshje e mirë e LeBron James, që realizoi 29 pikë e 11 asist, ndërkohë që të pestë titullarët e Cavaliers realizuan mbi 10 pikë. Mirë u paraqit edhe stoli i ekipit mik, që realizoi 33 pikë, ndërsa për Toronton mungoi lojtari lider.

Philadelphia fitoi 103-92 ndaj Boston në gjysmëfinalen e katërt, duke rihapur betejën për një vend në finalet e Konferencës së Lindjes. Skuadra e 76ers përfitoi nga faktori fushë, duke bërë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e dytë të takimit, duke korrur një fitore shprese. Saris me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për Philadelphia, mbështetur nga Simmons dhe McConnell me nga 19 pikë secili, ndërsa për Celtics u dallua Tatum me 20 pikë, por që mbetën për statistikë. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Boston, që i mjafton një fitore për të shkuar në finale.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 92-103 (3-1 me ndeshje)

Toronto – Cleveland, 93-128 (0-4 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale

Houston – Utah Jazz, (3-1 me ndeshje)

Golden State – New Orleans, (3-1 me ndeshje)

Related posts

MESFUSHORI I “DJALLIT” VENDOS TË ARDHMEN/ Milan arrin marrëveshjen me lojtarin, pranë rinovimin me senatorin…

Delo.autor

NBA, Cleveland fiton edhe në Washington, “ok” edhe Raptors e Pistons

Q.Autor

E PABESUESHME/ Didier Drogba i jep lamtumirën futbollit. Mesazhi prekës në “Twitter”

Isa.Autor

Leave a Comment