Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-KASTRIOTI/ “Durrsakët” kërkojnë vazhdimësinë me rezultate pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 16:45, Teuta dhe Kastrioti do të sfidojnë njëra-tjetrën për javën e 7-të të ‘’Abissnet Superiore’’.

Sfida do të luhet në ‘’Loro Boriçi’’, pasi ‘’Niko Dovana’’ është ende në rikonstruksion dhe sfida ishte planifikuar për tu luajtur në ‘’Arena Egnatia’’, por rrogozhinasit po sistemojnë fushën pasi është dëmtuar nga numri i lartë i sfidave të luajtura.

Durrsakët vijnë si favorit në letër, por Kastrioti ka treguar që nuk duhet nënvlerësuar pasi skuadra e Ndreut u hap shumë punë të mëdhave. Sa i përket formacioneve, Teuta do të ketë përpara si pykë Pepi Gjorgeiv ndërsa Vila, Sebino Plaku dhe Sherif Kallaku plotësojnë repartin ofensiv.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Qirko, Xhekson, Selmani, Ivanoviç, Todorovski, Aleksi, Daja, Kallaku, E.Vila, Plaku, Gjorgiev, Trajner: E. Martini

KASTRIOTI: Sali, Prodani, Grgiç, Karakaçi, Neziri, Ajazi, Çela, Mëllugja, Olajemi,Rami, Basha, Trajner: R.Ndreu

Related posts

PETER OLAYINKA/ Nga “byrekët” në Ballsh, turpëroi Interin në “San Siro”

F.autor

NUK MBAROJNË PROBLEMET PËR IKONËN E FUTBOLLIT/ Maradona merr “goditje” të hidhur, paditet nga dy vajzat e tij

Delo.autor

FORMULA 1/ Binotto: Vitin tjetër jemi të detyruar të fitojmë në pistë

Delo.autor

Leave a Comment