Futboll Sport

TIFOZËT E INTERIT “ZAPTOJNË” STADIUMIN/ 55 mijë bileta të shitura për derbin e Italisë

Të dielën në mbrëmje do të luhet përballja e dy prej ekipeve më të forta në Itali, bëhet fjalë për derbin e italisë, Inter-Juventus.
Një ndeshje e cila do të ofrojë emocione dhe besohet se do të jetë një sfidë plotë raste.
Por diçka ka tërhequr vëmendjen ende pa filluar ndeshja.
Tifozët zikaltër kanë “zaptuar” stadiumin, janë shitur në total rreth 56 mijë bileta (llogaritur edhe tifozët e Juventus-it).”
56 mijë vende në dispozicion e të gjitha të zëna dhe rreth 5 milion euro të shtuara në arkat e klubit zikaltër.
Numra të pabesueshëm duke patur parasysh duke patur parasysh periudhën e pandemisë,por shifra absolutisht normale nga Interi duke patur parasysh dhe se si zikaltërit mbushnin stadiumet pa ardhur pandemia.
“GazzettadelloSport” nënvizon se kur vjen puna për të mbështetur ekipin, tifozët zikaltër e kanë treguar më së miri këtë gjë duke u gjendur në çdo rast pranë ekipit,sidomos në një ndeshje si ajo që do të luhet të dielën.

Related posts

Kukësi me mision europian, vetëm për fitore ndaj maltezëve të Valletas

Isa.Autor

Të burgosurit në grevë urie, duan të shohin Argjentinën në RUSI 2018

Sadik.Autor

RIKTHEHET REBIC TEK MILAN/ Kroati, për herë të parë titullar nga muaji tetor

Delo.autor

Leave a Comment