Futboll Sport

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ SPANJËS/ Bonucci kërkon falje publike: Ndjesë, jam më shumë i nxehur se…

Pas kartonit të kuq të marrë në humbjen 1-2 ndaj Spanjës mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Giuseppe Meazza” të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës A të Ligës së Kombeve, ka reaguar Leonardo Bonuçi i cili ka lënë grumbullimin e Italisë për t’iu bashkuar Masimiliano Alegrit tek Juventusi duke kërkuar ndjesë publike:

“Jam më shumë i nxehur se ju. Më vjen shumë keq dhe kërkoj ndjesë. Por kjo Itali do të ringrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë.”, ka shkruar Leonardo Bonuçi nëpërmjet një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”.

Mbrojtësi i Juventusit humb kështu sfidën e vendit të tretë të Ligës A të Ligës së Kombeve mes humbëses së takimit Francë-Belgjikë e cila do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Allianz Stadium” të Torinos

Related posts

LIVE/ Real-Barcelona: Suarez “qëllon” Realin me panenka

Delo.autor

“PAQJA” MES ICARDI-INTER ENDE LARG/ Lojtarët dhe Spalletti presin sqarime…

Delo.autor

MAN UNITED KATASTOFË/ Asgjë nuk ecën, Mourinho drejt SHKARKIMIT, drejtuesit e kanë…

Isa.Autor

Leave a Comment