Futboll Seria A Sport

TITULLARËT E PANUCCIT/ KUQEZINJTË lënë pas KOMBËTAREN dhe bëhen kundërshtarë

Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj do të përballen për herë të parë në këtë sezon ditën e hënë në kuadër të kampionatit italian. Skuadrat, ku ata aktivizohen Atalanta dhe Napoli duhet të fitojnë në mënyrë që të realizojnë objektivat e vendosur në Serinë A.

Gardiani kuqezi që u aktivizua së fundmi në ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin dha intervistë për faqen “Napolisoccer.Net” duke theksuar se ndaj napolitanëve do të jetë një ndeshje e madhe.

“Për fat të keq kundër Empolit, luajtëm një ndeshje jo si zakonisht, por ka edhe ditë të këqija. Më vjen keq për mënyrën se si shkoi, ku ne ishim në avantazh 2-0 dhe ndoshta menduam se ndeshja ishte mbyllur.

Në ndeshjen e ardhshme me Napolin duhet t’i bëjmë gjëra të duhura. Ne kemi shumë lojtarë dhe mund të bëjmë më mirë. Në atë sfidë do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të madhe, ashtu siç jemi mësuar të bëjmë. Ne sfidojmë një ekip që luan shumë mirë, ndërsa këtë gjë do përpiqemi ta bëjmë edhe vetë”, deklaro Berisha.

Momentalisht, Napoli renditet në vendin e dytë me 29 pikë, kurse Atalanta mban pozicionin e nëntë. Të dyje ekipet nuk arritën të fitonin ndeshjet respektive ndaj Chievos dhe Empolit. Napoli u frenua në një barazim 0-0, kurse Atalanta pësoi një humbje dramatike 3-2 me Empolin pasi ishte në avantazh me dy gola.

Related posts

“Titullin na e vodhën. Sarri? Kemi dalë në vend të dytë edhe me Mazzarri!”

Sadik.Autor

NDESHJE E ÇMENDUR/ Supergol nga Batha, Torassa shkelmon Kukësin

F.autor

ZYRTARE/ Barcelona afron një mbrojtës të ri, “Katalanasit” i vendosin klauzolën e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment