Futboll Seria A Sport

“UNË JAM ZLATAN, PO JU KUSH JENI?” Bota e bomberit Ibrahimovic në 40 fraza

Dyzet vite, dyzet fraza të famshme. Më poshtë është një përmbledhje e filozofisë së Zlatan.

“Wenger më ofroi një provim me Arsenal-in. Në fillim doja ta bëja, më pas thashë jo. Zlatan nuk bën provime”.

“Mund të hiqet djali nga getoja, por jo getoja nga djali”.

“Atë që Carew arrin të bëjë me një top, unë mund ta bëj me një portokall”.

“Keni shkruar se kam blerë Porsche-in e radhës. E përgënjeshtroj, kam blerë një avion, lëviz më shpejt”.

“Nuk jam një djalosh tipik suedez, por e kam vendosur Suedinë në hartat e botës”.

“Roli im? Nuk e di. Kam njëmbëdhjetë”.

Për Stephane Henchoz, mbrojtës i Liverpool që e mbuloi kur luante tek Ajax: “Në fillim kam shkuar në krahun e majtë dhe ai ka bërë të njëjtën gjë. Më pas kam shkuar në të djathtë dhe ai më ka ndjekur. Më pas kam shkuar përsëri në të majtë dhe ai ka shkuar të blejë një hot dog”.

2007, pas Inter-Cska Mosca: “Mancini më ka thënë se goli im ishte pothuajse po aq i bukur me golat që shënonte ai. Nuk është e vërtetë: golat e miu janë më të bukur”.

“Unë jam Zlatan. Ju, kush dreqin jeni?”.

“Nuk duhet që unë të di gjithçka për futbollistët e tjerë, sepse të gjithë futbollistët më njohin mua”.

“Nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm që krenohem me veten për sa perfekt jam”.

“Kush blen Zlatan, blen një Ferrari”.

“Problemi im është se punoj shumë, sepse kur vuaj më pëlqen…”.

“Nëse do ta kisha praktikuar taekwondo si profesionit, do të kisha fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike”.

Për Guardiola-n: “Eksperienca ime te Barcelona? Është si të blesh një Ferrari dhe ta përdorësh si një Fiat”.

“Unë dhe Pique, të dashur? Ti më sill mamanë dhe motrën tënde dhe më pas do të thonë ato nëse është e vërtetë…”.

“E shikova Guardiola-n dhe mendova, ai është armiku im. I bërtita: nuk ke b.le”.

“Nuk jam një njeri i dhunshëm, por po të isha Guardiola, do të kisha frikë”.

“Shumë janë mbretër, por ka vetëm një Zot, dhe jam unë”.

“Çfarë i kam dhënë unë futbollit? Sulmuesin më të kompletuar në botë”.

“Sot është ditëlindja e gruas sime. Çfarë dhurate do t’i bëj? Asgjë, ka Zlatanin apo jo?”.

“Jam i kënaqur që Balotelli krahasohet me mua, edhe pse unë nuk do të krahasohesha kurrë me të”.

“Onyeëu ishte si një dollap, dukej një boksier i peshave të rënda. Por nuk më mundi”.

“Unë dhe familja ime po kërkojmë një apartament në Paris. Nëse nuk do të gjejmë asgjë, atëherë do të blejmë hotelin”.

Ancelotti-t: “Beson te Jezu Krishti?”. “Po”, i është përgjigjur Carletto. “Atëherë beso tek unë dhe rri i qetë”.

“Nëse Parisi do ta vendoste të zëvendësonte Kullën Eifel me statujën time, do të qëndroja pa asnjë dyshim”.

“Kam ardhur si një mbret, do të largohem si legjendë”.

“Nëse më mungon Topi i Artë? Jo, jam unë që i mungoj atij”.

“Nuk më duhet Topi i Artë për t’u ndier më i miri”.

Related posts

Milani merkato milionash, por edhe me parametra zero. Ja 3 futbollistët e piketuar

Q.Autor

Ronaldo më pranë Italisë, ja kush është “aleati” i Juventusit për transferimin e portugezit

Isa.Autor

VAZHDOJNË VUAJTJET NË “LOS BLANCOS”/ Lojtari i Real Madrid lë stërvitjen në lot pasi…

Delo.autor

Leave a Comment