Gossip Sport

“VUAJTJET E NJERËZVE NUK…”/ Aktorja italiane u nda nga Allegri, vajza e saj shpërthen keq në rrjetet sociale

Historia e dashurisë mes Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri ka marrë fund. Disa thashetheme kanë qarkulluar prej ca kohësh, por në orët e fundit lajmi është përhapur dhe gjithashtu ka shkaktuar shpërthimin “social” të vajzës së aktores dhe këngëtarit Francesco Renga.

Gjithçka lindi nga dorëzimi i “Tapiro d’Oro” nga “Striscia la Notizia” tek Ambra, një gjest që zemëroi Jolandën (vajzën). Ne po publikojmë postimin e plotë të vajzës së aktores, e ndarë pas 4 vitesh nga trajneri i Juventusit:

“Sot nëna ime mori një ‘Tapir’ pas publikimit të artikujve të ndryshëm mbi përfundimin e lidhjes së saj, por arsyeja nuk është e qartë për mua. Unë e di mirë se kur je personazh publik, sipas disave është e drejtë të dihet gjithçka mbi jetën e saj, por a është vërtet e nevojshme ta zemërosh kështu?!

Pse të vinit tek ajo në Milano? Pse të mos shkonit në Torino (tek Allegri)? Pse ajo i besoi personit me të cilin ishte dhe me të cilin ndau katër vite të jetës së saj?! Nëse në fund, ky person doli të ishte ndryshe, a është faji i atyre që besojnë apo i atyre që tradhtojnë besimin dhe tradhtojnë në çdo kuptim të mundshëm?

Çfarë është e dënueshme mes besimit te dashuria dhe tradhtisë? Ju luani lojën, jam dakord, por kjo nuk duket kështu. Dhe më thoni çfarë dëshironi, se nuk di të bëj shaka… Me kësi gjërash nuk bëni askënd të qeshë, vuajtjet e njerëzve nuk shfrytëzohen për emisione. Kësaj radhe ishte nëna ime e përfshirë, nesër dikush tjetër”.

Related posts

Henderson: De Rossi dhe Salah janë lojtar fantastik

Sadik.Autor

Manchester City nis “luftën” në merkato me Tottenham…

Sadik.Autor

Real Madridi gjen një zgjidhje për problemin e portugezit Cristiano Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment