Futboll Sport

YLLI BRAZILIAN DEKLAROI LARGIMIN NGA BRAZILI/ Rothen: Neymar po kalon një moment të keq, i mungon…

Neymar ka lajmëruar disa ditë më parë se ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Brazilit pas Kupës së Botës në Katar.

Fjalë këto që, sipas Jerome Rothen, tregojnë se ylli i PSG-së ndihet pak i trazuar shpirtërisht:

“Deklaratat e fundit të bëra nga Neymar janë shumë të këqija për pSG. Po kalon një fazë të keqe dhe po tregon një mungesë përkushtimi kundrejt klubit”, ka thënë ish-futbollisti i PSG-së dhe Francës për RMC.

“Neymar është një futbollist i mrekullueshëm kur është në formë, problemi është se nuk po kalon një moment të mirë. I mungon guximi. Dashuria që ka për Brazilin është e qartë, kërkon të fitojë Botërorin dhe shansi i tij i fundit do të jetë në Katar, pas një viti”, ka shtuar Rothen.

“Por duhet t’i kujtoj detyrat e tij: kur je një lojtar i këtij niveli, një figurë ikonë për klubin ku ke vendosur ta mbyllësh karrierën, nuk mund t’i thuash gjëra të tilla. Duhet të marrësh përgjegjësitë e tua”.

Related posts

ZBULOHET GODITJA E RADHËS NË MERKATO/ Vllaznia arrin akordin me sulmuesin boshnjak… (VIDEO)

Delo.autor

MBYLELT ME TURP SEZONI I LA LIGA/ Zyrtarizohet largimi i parë nga Real Madrid, ja emri

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË EKONOMIKE/ Manchester United “gjunjëzohet” nga pandemia, humbje kolosale për “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment