Sport Të tjera

TENIS/ Sinjale paqeje me “Australian Open”, Djokovic do të jetë në turneun e Sidney

Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, do të jetë në Australi në fillim të këtij viti. Ai  do të luajë në ATP Cup me kombëtaren e vendit të tij, në turneun që zhvillohet në Sidney. Lajmin e konfirmuan organizatorët e këtij turneu.

Në Sidney, nuk është i detyrueshëm vaksinimi anti-Covid siç është në Melburn, ku zhvillohet grand slam i Australian Open. Gjithsesi, prania e Djokovic në turneun e Sidney shihet si një sinjal paqeje dhe ai mund të jetë në Australian Open.

Gjithsesi, ende nuk dihet nëse numri 1 në botë për meshkuj do të jetë në Melburn, në turneun që nis një javë pas atij të Sidney. Djokovic është shprehur se së shpejti do të marrë një vendim edhe pse ende nuk është vaksinuar.

Related posts

TREMBET REALI/ PSG-ja çon Mbapenë në Angli. Ja prapaskenat me yllin francez

Delo.autor

FUTBOLL NË BALTË/ Gazetari Artan Hoxha: Ndeshja Orikumi-Tomori u luajt karate sepse… (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Vinales: Mësova shumë nga 2017-ta, sezonin tjetër për titull

Q.Autor

Leave a Comment