Futboll La Liga Sport

14 GOLA NË 21 NDESHJE/ Kërkohet nga klube të mëdha të Europës, Real Madrid kontakton menaxherët e talentit

Real Madrid janë vënë në lëvizje për Karim Adeyemi të Salzburg.

Adeyemi po bëhet shumë shpejt në një nga talentet më të kërkuar në merkato.

Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë dy asiste në 21 ndeshje, ku përfshihen edhe tre gola dhe një asist në katër ndeshje të Champions League.

Gjermani është 19 vjeç dhe duket se menaxherët e tij po kërkojnë ta transferojnë te një klub i madh.

Sipas Sport1 dhe Diario AS, përfaqësuesit e Adeyemi, Kick & Run Sports, kanë qenë në Madrid për të folur me drejtuesit e Real-it për një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Adeyemi ka një kontratë me Salzburg deri në 2024-ën dhe konkurrenca për të pritet të jetë shumë e ashpër.

Përveç Real Madrid, në fakt, për 19-vjeçarin interesohen edhe Bayern Munich, Borussia Dortmund, Inter, Juventus, Monaco dhe Atletico Madrid.

Related posts

Nis revolucioni, Tiranës i largohet ylli i merkatos së janarit

Sadik.Autor

LUAN NË TË NJËJTIN POZICION SI MITAJ/ Kush është lojtari surprizë i thirrur nga trajneri i Kombëtares

F.autor

SKANDALOZE/ TREMBET BARÇA: MESSI rrezikon BURGUN, akuzohet në Argjentinë për…

Isa.Autor

Leave a Comment