Futboll

(FOTO) Njihuni me stadiumet më të jashtëzakonshëm në botë

Fushë e blertë, tribuna dhe vende për të vendosur birrën, futbolli nuk është gjithmonë kaq i kollajtë për t’u shijuar.

Kjo lojë mund të luhet edhe pranë detit, mbi vaj apo mbi trampolina.

Më poshtë keni vendet më të veçanta dhe të pazakonta të globit për të luajtur futboll.

Futboll në vendin ku më parë ka qenë liqen

Keni luajtur ndonjëherë futboll në një hapësirë toke ku më parl ka qenë një liqen? Në Kroaci kjo gjë është e mundur. Modro Jezero (liqeni blu) në jug të vendit ka vite që thahet kur vapa është shumë e madhe dhe e gjatë. Banorët e qytetit Imotski mblidhen për të luajtur një ndeshje futbolli. Kur liqeni është me ujë ka një thellësi 1000 metra, atëherë njerëzit lahen dhe luajnë futboll në ujë.

Stadium me pistë

Në klubin koreano-jugor Gangwon FC ka një gjë të veçantë. Ai ka një stadium që në të njëjtën kohë mund të kthehet në pistë skish.

Futboll në pishinë

Në ditë të nxehta vere ku do të kishte më mirë se sa të shihje një ndeshje futbolli teksa në të njëjtën kohë të ishe duke u freskuar në një pishinë. Në stadiumin amerikan EverBank të Jacksonville mund të shohësh ndeshjen me miqtë nga një pishinë private që kushton rreth 280 euro për person, ku mund të hash edhe të pish, shkruan telesport.

Fusha e rrethuar nga uji

Keni luajtur ndonjëherë futboll në ujë? Në Marina Bay të Singaporit është e mundur. Pasi arena lundron e tëra mbi ujë. Platforma është 120 metra e gjatë dhe 83 metra e gjerë. Rreziku që topat mund të përfundojnë në ujë është i ulët pasi gardhi rrethues është 30 metra. 30,000 shikues mund të ulen në tribunë e cila rrallëherë përdoret për futboll. Aty normalisht zhvillohen koncerte.

Futboll mbi naftë

Brazilianët jetojnë për futbollin. Punëtorët e një platforme nafte braziliane në Atlantik luajnë futboll në një lartësi 100 metra.

Stadium në shkretëtirë

Kompleksi sportiv Gagarin është në veri të Rusisë. Banorët dhe punëtorët e minierave e shfrytëzojnë këtë fushë për t’u argëtuar në kohën e lirë. Ky është stadiumi më verior në botë, teksa është shumë pranë Antarktidës dhe sot vizitohet nga turistë dhe arinj dëbore.

Stadiumi pranë shkëmbit

Te Sporting Braga stadiumi është ylli i skuadrës. Estadio Muncipal ndodhet shumë pranë një shkëmbi. Ai është krijuar nga arkitekti portugez Eduardo Souto de Moura për Euro 2004. Arena ka 31,154 vende.

Një lojë te lagjja

Në Tavares Bastos Shantytown, një vend i varfër në Rio de Janeiro, fëmijët luajnë futboll çdo ditë. Kjo është vetëm një nga qindra fusha të tilla në Brazil. Natë e ditë aty luhet futboll me porta të vogla.

Ishulli i gjelbër në mes të xhunglës së betonit

Tokio. Kryeqyteti i Japonisë. Metropol me rreth 10 milionë banorë. Në mes të gradaçelave ndodhet një fushë futbolli. Një ishull i gjelbër në mes të xhunglës së betonit.

Related posts

Sulmi i Lazios për rekord, vetëm Man City e PSG shënojnë më tepër

Q.Autor

E BUJSHME/ Del në shitje lojtari i parë i Real Madridit për merkaton e verës…

Delo.autor

PSG merr vendimin e çuditshëm, monitorim me GPS lojtarëve që të mos shtojnë peshë

Q.Autor

Leave a Comment