Futboll Kategoria Superiore Sport

9 PIKË NË 9 NDESHJE/ Daja pranon krizën te Partizani: Me mua apo jo trajner…

Fazën e parë e mbylli me 9 pikë, në po kaq ndeshje. Vendi i 8-të aktual në klasifikim dëshmon situatën e mjerueshme të Partizanit në kampionatin aktual. Nesër fillon faza e dytë për “demat e kuq”, të cilët do të përplasin brirët me kampionët durrsakë në fuqi. Pikërisht, prej orës 16:45, në “Elbasan Arena”, do të startojë supersfida Partizani-Teuta, e vlefshme për javën e dhjetë të Superiores.

Trajneri Ilir Daja bëri këtë prognozë në konferencën për shtyp: “Kemi krizë rezultatesh, pasi Partizani nuk është mësuar me këtë ecuri. Në fushë kemi bërë mirë, pasi nuk jemi dominuar nga asnjë kundërshtar. Duke analizuar fazën e parë, disa skuadra kanë qenë më stabël se ne, por vendi i 3-të në klasifikim nuk është më larg se 4-5 pikë. Ajo që na jep garanci është loja dhe fakti se kundërshtarët nuk kanë luajtur më mirë se ne.

Opsioni i vetëm i Partizanit është fitorja. Jemi mbledhur dhe kemi diskutuar bashkarisht si ta kalojmë këtë krizë. Teuta është një skuadër cinike dhe nëse i lejon hapësira të godet. Duhet të jemi të gjithë bashkë nesër, për të mos i lënë hapësira Teutës.

Ndryshimi i skemave nuk ka të bëjë me ndryshimin e madh të manovrës, por me lojtarët që kemi në dispozicion. Në 4-4-2 nuk mund të fusësh në sulm një mbrojtës të djathtë. Unë nuk jam nga ato trajnerë që i hedh lojtarët në fushë dhe iu them bëni çfarë të doni. Këto ndryshime në skemë kanë ardhur pasi kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe nga dëshira për të fituar.

Nuk them që kanë gabuar lojtarët e rinj apo të vjetër, pasi kemi gabuar të gjithë. Presionin e gabimeve e ndiejnë më shumë lojtarët e rinj, por ajo që më kënaq më shumë është se Partizani, me Dajën apo pa Dajën, ka të ardhme të sigurt.

Tifozët janë të dëshpëruar për rezultatet, ashtu siç jemi dhe ne. Unë dhe skuadra jemi koshientë se tifozët kanë të drejtë për rezultatet. Nuk jam dakort që ata duan vetëm rezultatet pozitive dhe jo lojën e mirë. Futbolli luhet për tifozët dhe duhet t’i mbash sa më afër ata. Ne duhet të flasim në fushën e lojës, që ata të vijnë në stadium. Ne luajmë për tifozët, jemi me ata dhe i vuajmë njësoj këto rezultate jo të mira.

Kemi të njëjtin kontigjent lojtarësh si ndaj Laçit, ndërsa pjesa tjetër do të mungojë sërish, pasi nuk është ende gati. Kemi humbur me Teutën në fazën e parë, humbja tjetër ka ardhur në javën e 6-të. Të gjithë e dinë si kemi humbur ndaj kampionëve. Nesër do të provojmë gjithçka për të marrë 3-pikëshin. I druhem Teutës, pasi ka lojtarë që në momente të caktuara bëjnë mirë. Kjo nuk do të thotë se kemi frikë, por e respektojmë kundërshtarin”.

Related posts

LUFTËTARI-KUKËSI/ Çudira në Gjirokastër, nuk ka mbërritur ende… ambulanca

Delo.autor

E FUNDIT/ Portieri Donnarumma refuzon ofertën e Milan-it për rinovim, ja shifrat dhe detajet e akordit…

Delo.autor

EURO 2021/ Maqedonia i shuan ëndrrën Kosovës, “dardanët” shpërthejnë në lot

Delo.autor

Leave a Comment