Futboll Premier League Sport

Liverpool bën ofertë zyrtare për Nabil Fekir

Si shumë lojtarë të përfaqësueses franceze, Nabil Fekir do të kishte dëshirë ta vuloste të ardhmen përpara Kupës së Botës. Ai kërkon të largohet nga Lyon dhe Liverpool po insiston më shumë nga të gjithë për firmën e tij.

Sipas informacioneve të Le Parisien, Liverpool ka bërë një ofertë fillestare 60 mln euro, që akoma nuk ka kënaqur plotësisht klubin francez.

Për sa i përket Lyon, nuk është se e ka me ngut shitjen e lojtarit dhe do të ishte dakord që të priste më shumë për të tërhequr një ofertë më të mirë.

Klubi i Ligue 1 mendon se me paraqitjen e tij në Kupën e Botës, çmimi i sulmuesit mund të rritet akoma më tepër.

Bisedat mes Liverpool dhe Lyon kanë nisur, por janë larg fundit. Një gjë është e sigurt, 24-vjeçari nuk do të kthehet më te Lyon.

Related posts

Pas Telushit edhe Çani përplaset me Dalipin. Situata del jashtë kontrollit te Partizani

Sadik.Autor

“ËSHTË KOHA PËR TË TREGUAR VETEN SËRISH”/ Buffon kujton pengun e madh me Juven, fjalë zemre për Parmën

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari mbyll sezonin: Po punojnë që tani për vitin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment