Futboll Seria A Sport

ALARM PARA DUELIT KUNDËR NAPOLIT/ Interi me 3 titullarë të dëmtuar

Të dielën Interi do të presë në San Siro Napolin, kryesuesin e Serisë A, në një ndeshje shumë të rëndësishme në garën për titull. Pauza e kombëtareve që duhet t’i jepte kohë Interit për ta përgatitur më mirë ndeshjen, rezultoi me një sërë surprizash të pakëndshme për kampionët. Edin Xheko dhe Alesandro Bastoni nuk ia dolën të rikuperonin për kombëtaret, pas dëmtimeve në derbin me Milanin, ndërsa, edhe Stefan de Vraj ka përfunduar në infermieri, pas një dëmtimi me Holandën.

MBROJTËSIT – Alesandro Bastoni ka lënë grumbullimin dhe do të kthehet në Apiano Xhentile, aty ku sot dhe nesër do të vendoset edhe grada e dëmtimit për të nisur menjëherë terapitë për ta rikuperuar për supersfidën e së dielës, rikuperim më i mundshëm se ai i shokut të tij të repartit Stefan de Vraj.

Holandezi u detyrua të linte fushën e lojës në minutat e fundit të ndeshjes Mal i Zi-Holandë pas një dëmtimi në kofshën e djathtë dhe u rikthye mbrëmjen e djeshme në Itali, aty ku do të kryejë të tjera teste mjekësore për të përcaktuar saktë diagnozën.

Frika më e madhe në kampin zikaltër është konfirmimi i një tërheqjeje muskulore, që mund ta lërë mbrojtësin jashtë fushave për 2-3 javë, duke kapërcyer kështu jo vetëm Napolin, por një sërë ndeshjesh mes Europës dhe Serisë A, që do të jenë vendimtare për objektivat e klubit.

Nëse asnjëri prej të dyve nuk do ia dalë, Inzagi do të luajë me Ranokian dhe Dimarkon respektivisht në qendër e në të majtë.

OPTIMIZËM – Ndërkohë që pikëpyetje ka edhe mbi gjendjen e Edin Xhekos që nuk ia doli të ishte gati për ndeshjen e parë të Bosnjës me Finlandën, ku ballkanasit humbën në shtëpi. Vetë sulmuesi ngriti flamurin e bardhë në rrjetet e tij sociale para ndeshjes dhe në fund të saj, për të konfirmuar rikthimin e tij në Milano dhe largimin nga grumbullimi, u shpreh për mikrofonat e federatës boshnjake:

“Ndihem shumë keq për humbjen edhe për faktin që nuk munda ta ndihmoj kombëtaren për këtë ndeshje, por do të përpiqem të kthehem sa më shpejt”. Sulmuesi do të vazhdojë nga sot stërvitjen e diferencuar me zikaltrit për të tentuar të jetë i gatshëm për të dielën.

Për të ka nota optimizmi, por pavarësisht rëndësisë së sfidës, tek Interi nuk duan të nxitohen. I vetmi lajm i mirë për Interin vjen nga Amerika e Jugut, ku Vidal pavarësisht se mori një goditje në këmbë në ndeshjen e Kilit ndaj Paraguait, e ka kaluar pa pasoja dhe do të jetë i gatshëm jo vetëm për të dielën, por edhe për ndeshjen e kilianëve me Ekuadorin.

Related posts

NË BISEDIME ME DISA KLUBE/ Mesfushori i Manchester Unitedit në radarët e…

Delo.autor

Sezon i ri, avaz i vjetër/ Yjet e Bayernit përgatiten për festën “Oktoberfest”

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ “DJAJVE TË KUQ”/ Trajneri Lampard: Jemi dy klube të mëdha që kemi pasur….

Delo.autor

Leave a Comment