Futboll Sport

“BUZËQESH” ALEGRI/ Lojtari kryesor i Lacios humbet ndeshjen ndaj Juventusit

Lajm i keq për Mauricio Sarrin, Çiro Imobile ka pësuar një dëmtim dhe do të humbasë ndeshjen e fundjavës ndaj Juventusit.

Sulmuesi italian pas disa testeve të kryera ka vërejtur një dëmtim dhe gjithashtu në ditët në vazhdim do të zhvillojë sërish disa ekzaminime nga ku thuhet se do të qendrojë dy javë pushim dhe do të rikthehet në datën 28 nëntor ndaj Napolit.

Praktikisht ky lajm i shkon për shtat Alegrit dhe Juventusit duke qenë se lojtari kryesor i bardhekaltërve do të mungojë në një sfidë kaq të luftuar.

31-vjeçari në këtë sezon në Serinë A me Lacion, Imobile ka zhvilluar 11 ndeshje nga ku ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar dhe dy asiste.

Related posts

BEFASOJNË mediat braziliane: Portieri Alisson NUK vlen kaq shumë para

Isa.Autor

‘Telenovela Coutinho’, Barcelona pranë arritjes së marrëveshjes me Liverpoolin

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Ja arsyeja pse Coutinho po luan keq tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment