Futboll Sport

ASKUSH SI AI/ Ish-trajneri i Real Madrid shkruan historinë në Meksikë, me buxhetin e tretë më të pasur

América de México, skuadra që Santiago Hernán Solari  stërvit që nga janari i kaluar, ka grumbulluar 76 pikë midis fazës së rregullt të Guardianes 2021 (mbyllje) dhe turneut Grita México A21 (hapja).

Shuma pasqyron zyrtarisht 73 pikë, pas 3 pikëve që America mori në sfidën ndaj Atals, e cila u luajt në shkurt. Nga aty, ecuria fantastike!

Asnjë ekip nuk ka arritur më shumë pikë në një vit (ose duke shtuar pikët e një lige midis dy viteve të ndryshme) sesa America e vitit 2021 që kur u krijuan turnetë me 3 pikë për lojë në mesin e viteve 1990.

Iu afruan këtyre shifrave vetëm Toluca në 2002 dhe León në 2019, por në të dyja rastet me më shumë lojëra të luajtura pasi ishin vite të jashtëzakonshme ku morën pjesë më shumë ekipe…

America fitoi 23 ndeshje në vit, barazoi 7 dhe humbi vetëm 4.

Ata shënuan 49 gola dhe pesuan 21.

Kështu, Amerika kishte sulmin më të mirë dhe mbrojtjen më të mirë duke marre 26 pikë me shume se Monterrey dhe 25 nga Tigres gjatë gjithë vitit, ekipet e Liga MX me buxhetin më të lartë.

Solari shkoi në Amerikë pasi kishte trajnuar Castilla dhe Real Madrid, me të cilët ishte kampion i botës për klube.

Këtë vit Club America ishte nënkampion në CONCACAF Champions League dhe mbylli turneun e rregullt Apertura 2021 në vendin e parë!

Related posts

Messi dhe Ronaldo në Botëror? Maradona mbetet i përjetshmi

Sadik.Autor

“MBRET I AJRIT”/ Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet. Gjen golin e radhës në Turqi

Delo.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Policia nuk do ta kërkojë më lojtarin, fillojnë ankesat ndaj këtij vendimi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment