Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Barazim pa gola, Portugalia ndan pikët me Republikën e Irlandës

Portugalia është ndalur me një barazim pa gola (0-0) në ndeshjen e Grupit A kundër Republikës së Irlandës që e zhvilloi në udhëtim në Aviva Stadium.

Andre Silva pati një mundësi të mirë në minutat e para, derisa në vazhdim pati një dyshim të prekjes së topit me dorë në zonë nga irlandezët, por gjyqtari e vazhdoi lojën.

Chiedozie Ogbene rrezikoi në fund të fraksionit të parë që u mbyll pa prekjen e rrjetave në asnjërën anë.

Cristiano Ronaldo u tregua i rrezikshëm me kërcimin e tij me kokë në pjesën e dytë, por topi shkoi jashtë.

Në vazhdim, Pepe u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (82’), derisa Will Keane e futi topin në rrjetë për irlandezët që u anulua për ndërhyrje të palejuar.

Përsëri Ronaldo tentoi t’ia siguronte fitoren skuadrës së tij, por nuk ia doli dhe ekipet u desh t’i ndanin pikët.

Portugalia është në krye të Grupit A me 17 pikë, aq sa ka edhe Serbia në vend të dytë, ashtu që në xhiron e fundit do ta zhvillojnë ‘finalen’ mes tyre.

Related posts

BABAI I TIJ TIFOZ ME VLLAZNINË/ Mesfushori Bardhi: Shpresoj që “shkodranët” të gabojnë…

Delo.autor

SOT SFIDON PSG/ Statistikat e “FRIKSHME” të Real Madrid në Champions League

Delo.autor

PËRÇAHET MILAN/ Çfarë po ndodh me drejtuesit “kuqezi”

Sadik.Autor

Leave a Comment