Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Spanja fiton ndaj Greqisë dhe merr kryesimin e grupit, Kosova mbetet e fundit

Spanja ka marr një fitore shumë të vështirë ndaj Greqisë si mysafir me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Ndeshja nisi me emocione të mëdha dhe raste, pasi që Greqia shënoi e para, por goli i Georgios Masouras u anulua për pozitë jashtëloje.

Spnja fitoi penallti në minutën e 25-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Pablo Sarabia për 1-0.

Të dy skuadrat kishin raste të mira në pjesën e parë, por rezultati nuk ndryshoi.

Në pjesën e dytë Spanja arriti ta ruajë rezultatin, duke marr një fitore shumë të rëndësishme që i vë në vendin e parë.

Spanjollët tani kanë 16 pikë, një më shumë se Suedia, me të cilët luan ndeshjen e fundit.

Kosova mbetet e fundit në grup me 4 pikë, pasi Greqia me 9 dhe Gjeorgjia me 7 janë më lartë.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË PRAPAVIJË/ 2 metra i gjatë, Milan piketon qendërmbrojtësin 22-vjeçar…

Delo.autor

TIFOZËT E INTER SFIDOJNË KORONAVIRUSIN/ Shikoni çfarë bëjnë para ndeshjes me Juventusin (VIDEO)

Delo.autor

SULMOI ARBITRIN NË EUROPA LEAGUE/ Ibraimi i Shkëndijës rrezikon ndëshkim të rëndë

F.autor

Leave a Comment