Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Franca i shkakton “TËRMET 8 BALLË” Kazakistanit dhe kualifikohet në fazën tjetër

Franca ka shënuar fitore të thellë 8:0 ndaj Kazakistanit dhe kështu siguron kualifikimin në Kampionatin Botëror.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi 3:0 për “Gjelat”, teksa të tre golat i shënoi Mbappe.

Fillimisht sulmuesi i PSG-së realizoi në minutën e gjashtë pas asistit të Theo Hernandez, kurse në minutat 12 dhe 32 Mbappe shënoi pas asistimit të Coman.

Benzema shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 55-të dhe 59-të për 5:0.

Në të 75-tën, Rabiot realizoi pas asistit të Griezman, kurse vet Griezman realizoi në të 84-tën nga penalltia.

Mbappe e shënoi golin e katërt personal dhe të tetin për vendasit në minutën e 87-të.

Kështu, Franca e siguron kualifikimin dhe lidershipin në grupin e saj.

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ Njihuni me futbollisten SEKSI të kombëtares shqiptare (FOTO)

Isa.Autor

MILAN SFIDON NAPOLIN/ Trajneri i kuqezinjve: Besoj te kualifikimi në Champions

F.autor

PAS GOLIT/ Jo vetëm femra NUDO por edhe një qen ju bën m***n në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment