Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Kualifikueset e Azisë: Japonia dhe Irani fitojnë. Japonia parakalon Australinë. Ja situata…

Favoritët fitojnë në dy garat e fundit të kualifikimeve aziatike për Katarin 2022. Në Grupin A, Irani mposht lehtësisht Sirinë, duke u rikthyer në vendin e parë pas parakalimit të Koresë së Jugut.

Qendërsulmuesi i Zenit Azmoun, ishte protagonist. Tani të dy skuadrat e shohin objektivin e kualifikimit në Kupën e Botës gjithnjë e më afër, duke pasur parasysh avantazhin e madh ndaj rivalëve të tjerë me Emiratet Arabe, Libanin dhe Irakun, të cilët duket se janë të destinuar të garojnë për vendin e tretë që ia vlen të luajë-off për vendin e fundit drejt Katarit.

Situatë më e ekuilibruar në Grupin B ku Japonia përfiton nga barazimi i Australisë ndaj Kinës dhe, duke mposhtur Omanin 1-0, kalon në vendin e dytë duke kaluar rivalët e saj pas Arabisë Saudite. Një ndeshje e ekuilibruar ndaj kombëtares arabe që u vendos vetëm në të 81-ën nga Ito.

Grupi A
Liban-Emiratet e Bashkuara Arabe 0-1
Irak-Koreja e Jugut 0-3
Siri-Iran 0-3

Renditja: Irani 16, Koreja e Jugut 14, Emiratet e Bashkuara Arabe 6, Libani 5, Iraku 4, Siria 2

Grupi B
Vietnami 0-1 Arabia Saudite
Kinë-Australi 1-1
Oman-Japoni 0-1

Renditja: Arabia Saudite 16, Japonia 12, Australia 11, Omani 7, Kina 5, Vietnami 0

Related posts

FITORE ME VUAJTJE/ Partizani kalon Kastriotin me Asanin, merr vendin e tretë

Isa.Autor

VDIQ NË MËNYRË MISTERIOZE/ Skiatorja gjendet e pajetë në pyllin e Madridit, reagon “Los Blancos”

Delo.autor

Talenti i Guardiolës: Vetëm këta tre lojtarë janë në nivelin e Messit

Q.Autor

Leave a Comment