Futboll Ligue 1 Sport

ÇËSHTJA “MESSI” PLAS NË FRANCË/ “Pleshti” nuk arrin të ndikojë në kampionat, trajnerit habit gazetarët në konferencë

Çështja e Lionel Messit ka shpërthyer në Francë. Asnjë gol, asnjë asist në Ligue 1. Argjentinasi nuk arrin të ndikojë në kampionat, ndërsa në Champions League ka qenë i rëndësishëm në ndeshjet e fundit kundër Manchester City dhe Leipzig. Pikërisht për ndeshjen e kthimit ndaj klubit gjerman, Pochettino nuk ka thirrur për shkak të një problemi fizik që e mundon prej disa ditësh.

Në fakt, në ndeshjen e fundit të madhe të Ligue 1 kundër Lille, Messi filloi lojën por nuk u kthye në fushë pas pjesës së parë.

Është një problem i gjurit që kampioni i Paris Saint-Germain nuk mundi ta kapërcejë para ndeshjes së Champions League, por rrezikon të humbasë ndeshjen e radhës në kampionat para pushimit. Pochettino në konferencën për shtyp tenton të sqarojë, por nuk e fsheh shqetësimin.

Paris Saint-Germain pa pleshtin. Kështu paraqitet skuadra e Pochettino-s në Gjermani për ditën e 4-të të Champions League. Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri i klubit parizian ka dashur të sqarojë gjendjen fizike të Lionel Messit, duke mos fshehur një shqetësim të caktuar: “Shpresojmë që evolucioni i dëmtimit të Leo Messit të jetë i mirë dhe ai të rikuperohet shpejt”.

Për momentin nuk është e qartë se sa kohë do të qëndrojë në bokse sulmuesi argjentinas. Në rrezik është edhe thirrja në kombëtare për ndalesën e radhës, kur Argjentina do të përballet me Brazilin për kualifikueset për Botërorin e Katarit!

Related posts

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Flet trajneri Duro: I kënaqur me ekpin tim sepse…

Delo.autor

BOJKOTI I KAMPIONATIT/ Trajneri Gega: As 400 pika nuk e rregullojnë shumë situatën

Delo.autor

E KRYER/ Vidal dhe Inter nuk kanë kohë, pas zyrtarizimit mesfushori debuton në sfidën ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment