Bundesliga Futboll Sport

NUK KA AKORD ME MILAN/ Mbrojtësi Todibo zgjedh klubin gjerman…

Mbrojtësi i talentuar francez Todibo ishte një nga synimet e dyshes Boban-Maldini për merkaton e Milanit gjatë janarit, por duket se trajneri Pioli do të duhet të mjaftohet vetëm me danezin Simon Kjaer.

Kjo pasi drejtuesit kuqezinj nuk pranuan kushtin e francezit për një huazim të thjeshtë, duke qenë se Todibo kërkonte të luante vetëm 6 muaj në Milano, për t’u rikthyer sërish më pas te Barcelona.

Këtë kërkesë të Todibo duket se e ka pranuar Schalke 04 dhe sipas mediave spanjolle, mbrojtësi francez pritet të kryejë vizitat mjekësore këto ditë në klubin gjerman, për të kaluar atje 6 muajt e ardhshëm të sezonit.

Related posts

ZYRTARE/ Befason Chelsea, prezanton pasuesin e Enzo Maresca-s

F.autor

“TRASHËGIMIA E TIJ DO TË JETOJË”/ Mesazhi prekës i Beckham për Kobe Bryant (FOTO)

Delo.autor

GJIMSHITI NUK MJAFTON/ Atalanta ngalalëson, mediat italiane vlerësojnë maksimalisht kapitenin e kombëtares tonë

F.autor

Leave a Comment