Futboll Seria A Sport

“CHAMPIONS-I ËSHTË NJË TURNE I VËSHTIRË”/ Romagnoli: Matematika na mban në lojë, uroj të festojmë kundër Interit

I mërzitur, por nuk dorëzohet Alesio Romanjoli. Pavarësisht se sivjet po luan më pak se në të shkuarën, kapiteni tregohet edhe një herë lider i Milanit. Pas ndeshjes së djeshme, ai u shpreh për televizionin e klubit:

“Na vjen keq sepse në pjesën e parë gabuam shumë. Në të dytën u përmirësuam falë edhe një qasjeje më të mirë. Champions-i është një turne i vështirë e nuk jemi të kënaqur me ecurinë tonë. Duhet të mundnim Porton. U munduam, por nuk ia dolëm dot”.

Shpresat kuqezi për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve janë minimale, por matematika lejon ende vend për të tentuar. I këtij mendimi është edhe mbrojtësi i “Djallit”, i cili u shpreh: “Për sa kohë matematika nuk na dënon, do të luftojmë duke besuar.

Të shohim se çfarë do të bëjnë rivalet tona, por ne do të tentojmë suksesin në garat e mbetura. Tifozët po tregohen fantastikë duke na ndihmuar, ndaj uroj që t’u dhurojmë ndonjë gëzim të dielën”.

Related posts

(VIDEO) Parisi bën “poker” në “Parc des Princes”, Neymar shënon super gol

Q.Autor

SPANJA NË ALARM/ Superfida River Plate kundër Boca Juniors në “Santiago Bernabeu”

Isa.Autor

GJIMSHITI TITULLAR NDAJ AJAX/ Trajneri Gasperini: Është model

Delo.autor

Leave a Comment