Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ CR7 shpëton me dopietë Manchester United-in nga humbja ndaj Atalantas

Atalanta dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja mes Atalantas dhe Manchester United doli të jetë e fortë, me aksione të bukura dhe e luftuar.

Ishin fillimisht italianët që shënuan të parët pas një aksioni të bukur nga e majta.

Duvan Zapata gjeti bukur në kufijtë e zonës Josip Ilicic i cili gjuan dhe shënon për 1-0.

Pas goli rastet nga të dyja anët nuk munguan, por gola nuk kishte.

Kur filloi minuta e parë e lojës shesë, Manchester United barazoi rezultatin.

Bruno Fernandes me një pasim magjik gjeti Cristiano Ronaldon i cili nuk mund të gabonte nga një pozitë e tillë për 1-1.

Goli ishte i bukur, por asistimi ishte edhe më i bukur.

Pjesa e dyta po ashtu doli të jetë e bukur me dy skuadrat që kishin raste.

Që në rastin e parë serioz në pjesën e dytë, Atalanta gjeti golin e dytë. Zapata në formë të mirë, merr një pasim në zonë dhe gjen golin.

Fillimisht u gjykua si pozitë jashtë loje, por pas shikimit në VAR, goli u pranua.

Atalanta kishte rast të mirë që ta mbyllte ndeshjen në minutën e 80-të, por harkimit të Davide Zappacosta, nuk iu përgjigj mirë Zapata.

Por kur në fushë është Cristiano Ronaldo, loja nuk mbyllet lehtë.

Një goditje e bukur e portugezit nga distanca në kohën shtesë, bëri që topi të përfundojë në portë për 2-2.

Grupi F mbetet i hapur pasi që Manchester United dhe Villarreal kanë nga 7 pikë, ndërsa Atalanta ka 5 pikë..

Related posts

RASHICA NGA NJË TJETËR PLANET/ Ylli i Kosovës i shënon super-gol Bayern Munichut

Delo.autor

FIFA zgjedh trembëdhjetë asistentë gjyqtarësh për sistemin VAR

Sadik.Autor

Jose kush? Hazard dhe Mourinho injorojnë njëri-tjetrin në prag të finales së FA Cup (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment