Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern fiton me GOLEADË ndaj Benficas dhe kualifikohet në fazën tjetër

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve. Kësaj radhe viktimë ishte Benfica (5-2).

Robert Lewandowski e hapi serinë e golave (26’) për të vazhduar me Serge Gnabry që e dyfishoi epërsinë (32’).

Morato e ngushtoi rezultatin (38’), ndërsa Lewandowski humbi një penallti në fund të pjesës së parë.

Leroy Sane shënoi me të filluar pjesa e dytë (49’), derisa Lewandowski e realizoi edhe golin e dytë personal (61’).

Darwin Nunez shënoi një tjetër gol (74’) për skuadrën portugeze, kurse Lewa e kompletoi het-trikun dhjetë minuta më vonë (84’).

Tashmë Bayern Munichu ka 12 pikë pas katër ndeshjeve dhe është pjesë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Pozita e dytë, Barcelona ka gjashtë pikë, kurse vendi i tretë Benfica ka arkëtuar katër pikë.

Related posts

STUDIMI/ Ylli i NBA-së me numrin më të madh të mesazheve fyese në “Twitter”, në listë dhe Ronaldo. Ja renditja…

Delo.autor

“RASHICA”/ Altin Lala: Ende nuk e ka kuptuar potencialin që ka, bën diferencën në fushë

F.autor

“LUFTA E TRETË BOTËRORE SAPO KA NISUR”/ Legjenda Boniek lëshon “bombën”: Super Liga është projekti i atyre që nuk dinë…

Delo.autor

Leave a Comment