Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Milan shmang humbjen ndaj Portos, por i duhet një mrekulli

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi në sfidën e luajtur me Porton për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh pas 6 minutash lojë, ku Diaz ndëshkoi skuadrën e Piolit. Milani humbi toruan duke mos arritur të dalë para. Duhej të vinte minuta e 61-të e pjesës së dytë, ku pas një rrëmujë në zonë, Kalulu godet diagonal dhe topi devijohet nga Mbemba.

Në fundin e takimit, Ibra shënoi duke dërguar në delir kuqezinjtë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Sfida përfundoi dhe skuadra ndanë nga një pikë. Milani mbetet në vendin e fundit në renditje, ndërsa Porto shkon në vendin e dytë me 5 pikë.

Kuqezinjve do tu duhej një fitore e Liverpulit ndaj Atletikos në mbrëmje për të mbajtur gjallë aventurën në Champions.

Related posts

KAOS NË EUROPA LEAGUE/ ndërpritet ndeshja Dudelange-qarabag për shkak të… (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PREMTIMIN E “ÇMENDUR” TË ANGLISË/ Mesfushori Foden: Të gjithë bjondë, si unë…

Delo.autor

“EKIPI ËSHTË I KARIKUAR”/ Manaj: Ndaj Spanjës japim shpirtin në fushë, kemi ende shpresa

F.autor

Leave a Comment