Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid mposht Shakhtarin me përmbyjse dhe arratiset në krye të grupit

Real Madrid ka mposhtur 2-1 Shaktar Donjetksin në një sfidë ku Benzema shkëlqeu me dygolësh.

Goli i parë u shënua nga Benzema në minutën e 14. Vinisius përfitoi nga një gafë e kundërshtarëve dhe pasoi tek Benzema që shënoi një gol tepër të thjeshtë. Ky ishte goli numër 1000 për Realin në kompeticionet europiane. Askush nuk ka shënuar më shumë se spanjollët.

U duk sikur Reali mori kontrollin e ndeshjes, por në momentin më të mirë të tyre Shaktari barazoi rezultatin. Në minutën e 38 Fernando mori një pasim shumë të bukur dhe me një kthesë e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Në pjesën e dytë ishte përsëri Benzema që me një goditje brenda zone shënoi golin e dytë personal.

Me këtë fitore Reali ngjitet në vendin e parë në grupin D me 9 pikë, kurse Shaktari mbetet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

Related posts

U SHPALL KAMPION I SHQIPËRISË/ Në FSHF nuk e dinë ende për Partizanin (FOTO)

Delo.autor

DOMINIM TOTAL NË FIRENCE/ Inter mposht Fiorentinën dhe merr kreun e renditjes

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Sandro zbulon MISTERIN për vazhdimin e kontratës me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment