Futboll Sport

ÇMENDET PSG-JA/ 6 vjet kontratë dhe 17 milionë euro në sezon për yllin e Realit të Madridit

Paris SG-ja ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë Realit të Madridit. Ndërsa madrilenët po bëjnë gjithçka mbi dhe nën tavolinë për t’iu rrëmbyer francezëve yllin e vet Kilië Mbape, nga ana tjetër edhe në Paris nuk po qëndrojnë duarkryq.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Paris SG-ja po përgatitet për një ofensivë për të marrë nga Reali sulmuesin brazilian Vinicius Xhunior. Sulmuesi ka shpërthyer në sezonin e katërt në Madrid, duke qenë së bashku me kapitenin Benzema golashënuesit më të mirë në La Liga.

Dhe Paris në formë hakmarrjeje për lëvizjet e Realit me Mbapenë, kërkon t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë duke tentuar talentin brazilian. Vinicius në më shumë se një rast ka deklaruar haptazi se dëshiron të qëndrojë gjatë në Madrid, pavarësisht nga paga që i ofron klubi “Los Blancos”.

Ai është ndër lojtarët më pak të paguar në Madrid, por ka lënë të kuptohet se nuk mendon vetëm për të hollat. Paris kërkon të shfrytëzojë një fakt të tillë dhe po përgatit një ofertë marramendëse për Viniciusin përpara se ky i fundit të vendosë përfundimisht rinovimin e kontratës me Madridin.

Gazeta e Madridit “ABC”, në numrin e djeshëm të saj ka dhënë dhe shifrat financiare me të cilët Paris SG-ja po tenton të joshë yllin brazilian të Realit.

Gazeta spanjolle në fjalë ka bërë me dije se Paris SG-ja është gati t’i ofrojë një kontratë 6- vjeçare sulmuesit të Realit dhe një pagë prej 17 milionë eurosh në sezon për ta bindur të lërë Madridin dhe të transferohet në Paris. Deri më tani Vinicius është i palëkundur në qëndrimin e tij, por një ofertë e tillë e Parisit duket vërtet tunduese.

Related posts

BAKAJ SHËLQEN ME GOL DHE ASIST/ Soligorsk drejt finales së Kupës së Bjellorusisë

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Atletico Madrid sfidon Liverpool, Dortmund ndaj PSG-së

Delo.autor

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Rroca nuk di të ndalet, mesfushori merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm

Delo.autor

Leave a Comment