Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Ish-futbollisti Parolo: Milani i Piolit favorit, Interi ka shansin e fundit

Për ish-futbollistin Marco Parolo, derbi i Milanos ka një favorit dhe ai është Milani i Stefano Piolit.

Parolo e ka lënë futbollin dhe tani është opinionist televiziv te DAZN, por sigurisht që ai vazhdon të ndjekë ngjarjet e Serie A dhe në prag të derbit, kush më shumë se ai mund të flasë për dy trajnerë që e kanë stërvitur si Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi… (te Lazio të dy)

Ai tregon ndryshimet mes Piolit dhe Inzaghit: “Pioli kishte gjithmonë një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm. Pastaj futbolli i tij është gjithmonë me prespektivë dhe agresiv. Dëshiron që të jetë gjithmonë zot i fushës”

“Sa i përket Inzaghit, kapaciteti për të të vënë në qendër të natyrës tënde ishte kryesor.

Të përfshin, të mban mirë. Nje teknik që nxjer më të mirën tënde gjithmonë dhe në dhomat e zhveshjes nuk kishte një lojtar të vetëm që të fliste keq për të. Edhe ata që luanin pak nuk thonin një gjysme fjale”

Kur e pyesin se cili futboll i pëlqen, nuk ka dyshime: “Futbolli i Piolit. Nese mendoj si tranjer futbollin e tij e gjej më dinamik dhe më të gjerë. Ai i Inzaghit është më solid, më linear.”

“Derbin e pres shume zbavitës. Ne te njejten kohe mendoj se do te ndihet edhe pak tension per tre piket. Mbi te gjitha per Interin. Kjo sepse Milani duke qene +7 mund ti lejoje vetes edhe te humbase por Interi jo. Me shume krenari do te duan te tregojne se jane kampione te Italise por Milani e di shume mire forcen qe ka”

Kush do të fitojë? “Them Milan”

Kush është mesfusha më e fortë? “Ajo e Milanit. Me Tonalin, Bennacer, Bakayoko dhe Kessie e shoh mesfushë më të fortë dhe me te kompletuar. Inter ka dy lojtarë si Barella dhe Brozovic dhe aq, lojtari tjetër qe luan nuk dihet sepse nuk ka nje titullar fiks”

Pse Pioli është pothuajse jashte Champions dhe Inzaghi vetem nje fitore larg kualifikimit?

“Vetëm një motiv: kundërshtarët. Milani ka gjetur Liverpool që është jashtë kategorie, pastaj edhe Atletico dhe Porto që janë kundërshtarë shumë të fortë dhe luajnë futboll. Inter ka peshkuar Real Madrid, vërtet, por pas tij janë Sherif dhe Shakhtar, dy skuadra më të dobëta se Interi.

Scudetto: parashimi yt, Pioli apo Inzaghi?

“Them Pioli”

Related posts

CHELSEA humbi finalen e Superkupës, WILLIAN vendos për të ARDHMEN

Isa.Autor

PARTIZANI MPOSHTET NË KURBIN/ Starova shijon fitoren e parë

Delo.autor

Nga Messi te Ronaldo, këta janë 20 “yjet” që nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment