Futboll Sport

Titulli kampion “kushton” 480 mijë euro për Skënderbeun, UEFA mbush arkat e korçarëve

Humbja e djeshme e Kukësit kundër Teutës 2-3 dhe fitorja e Skënderbeut 4-2 kundër Lushnjes, i siguroi korçarëve titullin e 8-të kampion të Shqipërisë. Pas një sezoni të vështirë dhe të gjatë, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja arriti të shkruante një tjetër trofe në historinë e klubit bardhekuq. Sigurisht që për çdo titull kampion ka edhe shpërblim monetar.

Federata Shqiptare e Futbollit jep 100 milionë lekë për fituesin e Superligës, ndërsa UEFA akordon fondin prej 260 mijë eurosh. Vendi i parë në kampionat siguron automatikisht edhe pjesëmarrjen në Champions League. Pikërisht turi i parë në Champions shpërblehet me 220 mijë euro. Në këtë mënyrë, prej titullit kampion Skënderbeu përfiton plot 480 mijë euro nga UEFA dhe 100 milionë lekë (të vjetra) nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Related posts

LUIS SUAREZ MASHTROI PËR PROVIMIN E GJUHËS ITALIANE/ Sarri: Provimin e kërkoi Juvja

Delo.autor

FOTO/ Kaçe zbret në stërvitje me skuadrën e re, do të mbajë një numër të çuditshëm

Q.Autor

FORMULA 1/ Hamilton nuk ka konkurrencë, britaniku në “Pole Position” në Monza

Delo.autor

Leave a Comment