Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Ndeshje dramatike, Milan ndan pikët me Inter dhe zbret në vendin e dytë

Milani dhe Interi i kanë ndarë pikët në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 12-të në Serie A, pas ndeshja përfundoi 1-1.

Fillimisht, Nerazzurët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Hakan Calhanoglu në minutën e 11-të nga pika e bardhë.

Por, epërsia e tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Stefan De Vrij realizoi auto-gol, për rezultatin 1-1.

Interi kishte mundësinë që të rikthente epërsinë, por Lautaro Martinez në minutën e 27-të dështoi të shënonte nga penalltia.

Në 45 minutat e dytë, të dy skuadrat ishin tejet të përmbajtura për dallim nga pjesa e parë.

Loja mes tyre ishte e fokusuar më shumë në mesfushë dhe me topa që nuk kishin saktësi.

Nerazzurët mund të thuhet se ishin për një nuancë më të mirë në këtë sfidë, derisa krijuan më shumë shanse për të realizuar gol.

Posedimi i topit ishte pothuajse i barabartë, e që dy skuadrat nga qyteti i Milanos u ndanë të kënaqura me nga një pikë.

Pas javës së 12-të, Milani është në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka edhe Napoli, derisa Interi është në të tretin me 25 sosh.

Në xhiron e 13-të, Rossonerët takohen me Fiorentinën, ndërsa Nerazzurët do të kenë punë me Napolin.

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT/ ZIDANE në Londër duke pritur telefonatën e klubit në kaos… (FOTO)

Isa.Autor

ZBULON EKIPIN FAVORIT PËR TROFEUN E CHAMPIONS LEAGUE/ Vieri: Nëse luajnë si në ndeshjen e fundit…

Delo.autor

PAMJE EMOCIONUESE/ Spanja nuk e njeh Kosovën, në Katalonjë organizojnë protestë për… “Dardanët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment