Dinamo dhe Tirana i kanë dhënë një rëndësi të madhe Kupës së Shqipërisë, ndaj në ndeshjen e sotme mes tyre në “Air Albania”, të dy trajnerët nuk kanë bërë lëvizje të mëdha në ato që janë rreshtimet e zakonshme të ekipeve të tyre edhe në kampionat.
Të Dinamo në fakt shihet në fushë nga minuta e parë rreshtimi i cili ka qenë titullar në javën e kaluar, pasi trajneri Shkëmbi mendon se ky ekip është i balancuar sa duhet për të marrë një sukses që do të ishte i rëndësishëm edhe në optikën e përballjes së dy skuadrave mes tyre pas pak ditësh në Superiore.
Kurse në radhët e Tiranës, shfaqet përsëri titullar që në start Përgjoni në prapavijë, ashtu si edhe Hoti, i cikli ka zënë vendin e Totres në mesfushë.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Harizaj, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu.
Trajner: Bledi Shkëmbi
Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Najdovski, Limaj, Hoti, Seferi, Ngo.
Trajner: Orges Shehi