Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA MERR VENDIMET/ Gjobiten Tirana, Dinamo, Partizani dhe Teuta. Dy klubeve të kryeqytetit i kërkohet dëmshpërblim për…

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka bërë me dije vendimet e saj, teksa Tirana për sjellje të gabuar të spektatorëve dënohet me gjobën 50.000 lekë, gjithashtu klubi i Tiranës urdhërohet të dëmshpërblejë për dëmet e shkaktuara në stadiumin “AIR Albania” brenda 15 ditëve.

Klubi i Dinamos për sjellje të gabuar të tifozëve gjobitet me 50.000 lekë, gjithashtu dinamovitët i kërkohet të dëmshpërblejë dëmet në stadiumin “AIR Albania” brenda 15 ditëve. Gjithashtu gjoba 50.000 lekë i shkon dhe Egnatias për sjellje të gabuar të spektatorëve. Partizani dhe Teuta gjobiten sërish për mos vendosjen e logos së sponsorit të kampionatit dhe e pësojnë me 100.000 lekë gjobë.

NJOFTIMI I PLOTË I KOMISIONIT TË DISIPLINËS –

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Dinamo, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Dinamo, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i Maliqi, Ronaldo Isufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Erzeni, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i SHS Albpetrol, Nimet Meçaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC, Mateo Qarri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Brians U-17, Aldi Shyti, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana U-13, Arnis Neza, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Internacional Tirana U-13, Etien Gjergji, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Tirana B U-19, Klevis Allmuca, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Scutari U-19, Besar Papaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FC Scutari U-19, Erjon Frani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

F.K. 28 NËNTORI, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin FSHF Sunday League (9×9), kundër F.C.HELZAG, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.

Lojtari i KF COCA COLA TEPELENA, Marjus Braculla, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-13, Rejan Lika, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Besa U-19, Islam Deliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

SFIDA NDAJ ANDORËS PËR “KATAR 2022″/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë në Barcelonë, ja dy lojtarët që munguan…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-MILAN/ Priret një ndeshje e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Old Trafford” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ E vendosën për të nisur ndeshjen: Djaloshi BEFASON dhe shënon GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment