Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DITA E PAVARËSISË ME SURPRIZA/ Projektohet miqësorja mes veteranëve të Shqipërisë përballë Kosovës. Ja emrat…

28-29 nëntori janë ditë simbolike të Shqipërisë që përkojnë me Ditët e Pavarësisë. Në këto data nuk kanë munguar aktivitetet futbollistike ndërsa për festat që na presin, është rezervuar një miqësore futbolli mes veteranëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.

Miqësorja do të luhet në datën 28 nëntor në kompleksin “Olimpik” në Durrës. Pas miqësores do të ketë dhe një ceremoni ku do të bëhet dorëzimi i një Kupe simbolike për skuadrën fituese në këtë miqësore.

Për sa i përket veteranëve që do të zbresin në fushë, në listën e Shqipërisë do të jenë emra që kanë bërë histori me fanellën kuqezi apo që kanë qenë pjesë e Kombëtares në të kaluarën. Të ftuar për këtë sfidë do të jenë:  Blendi Nallbani, Ilir Bozhiqi, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Fakaj, Hysen Zmijani, Armend Dallku, Debatik Curri, Luan Pinari, Bajram Fraholli, Ardian Mema, Ilir Alliu, Gilman Lika, Redi Jupi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushaj, Fjodor Xhafa, Fatbardh Jera, Agustin Kola, Migen Memelli, ndërsa në stol në rolin e trajnerit do të jetë ish-futbollisti i njohur, Sulejman Mema.

Kjo është miqësorja e tretë për këtë e vit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës. E para u zhvillua më shkurt në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa e dyta u luajt më 23 korrik 2021 po në Prishtinë me rastin e ditës së lindjes së legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Related posts

GJEN ZËVENDËSUESIN E ISCOS/ Perez gati të ofrojë 70 milionë euro për yllin e Dortmundit

Isa.Autor

JUVENTUS-SAMPDORIA/ Befason menjëherë Andrea Pirlo në debutim (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Dekor fantasik në “Air Albania Stadium”, 21 mijë flamuj kuqezi do valëviten nga…

Delo.autor

Leave a Comment