Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA LARG ITALISË/ Eriksen do të kthehet aty ku nisi karrierën, Interi bën një sakrificë të madhe

E ardhmja e Kristian Eriksen nuk do të jetë Italia. Këtë e bëri të ditur vetëm pak ditë më parë vetë Interi me anë të një komunikate duke shpjeguar dhe rregullat ligjore të Serisë A.

Seria A nuk lejon lojtarët që kanë probleme me zemrën të zbresin në fushë, gjë që është pengesë për të ardhmen e danezit. 29-vjeçari ishte afër tërheqjes nga futbollit, por sipas “Corriere dello Sport”, një opsion i ri ka dalë në skenë për danezi.

Mesfushori mund të rikthehet sërish te Ajaksi, aty ku nisi karrierën në vitin 2010. Në Holandë nuk përbën problem defibrilatori në zemër pasi një rast të ngjashëm ka pasur më parë dhe mbrojtësi holandez Dalej Blind që aktualisht është pjesë e Ajaksit.

Kështu, Interi është e gatshme të heqë dorë nga Eriksen dukë i ndërprerë kontratën dhe jo duke e shitur lojtarin. Një gjest i madh nga zikaltrit pas vlera aktuale e 29-vjeçarit vlerësohet 18 milionë euro. Nga ana tjetër, Interi pritet të dëmshpërblehet nga FIFA si dhe do të kursente 7 milionë euro, aq sa Eriksen fiton te zikaltrit.

Kristian Eriksen nisi karrierën në vitin 2010 te Ajaksi më pas u transferua te Totenhemi në vitin 2013 duke qëndruar për 7 sezone para se të transferohej te Interi në janarin e 2020.

Related posts

ETO “MBURR” VETEN/ Shkëlqimi i Salah është meritë e imja

Isa.Autor

Real Madridi huazon talentin e vet te një tjetër Real në La Liga

Sadik.Autor

“SAUNA, FEMRA, DOLLARË”/ Ish-gjyqtari denoncon si deshën ta blinin para ndeshjes së Champions-it

Delo.autor

Leave a Comment