Futboll Ligue 1 Sport

PAS KAMPIONATIT/ Messi humb sfidën e Champions ndaj Leipzig, ja shkaku…

Pas kampionatit, Lionel Messi detyrohet të pushojë edhe në Champions League. Shenjat kishin mbërritur që në pjesën e parë të ndeshjes kundër Lille, në Ligue 1, kur Pochettino e largoi Messin pas 45 minutash lojë.

Një fitë para ndeshjes së radhës erdhi konfirmimi: argjentinasi nuk është mirë dhe nuk do ta ndihmojë dot PSG-në në sfidën e radhës të Champions-it kundër Leipzig, e planifikuar për të mërkurën. Ish-kapiteni i Barcelonës nuk u stërvit me grupin të hënën dhe nuk u grumbullua nga Pochettino.

Ai vuan nga shqetësimi në gju dhe një problem muskulor. Messi u aktivizua në 3 ndeshjet e para të grupeve të Champions për këtë sezon, madje ka qenë rezultativ, duke realizuar 3 gola, ndryshe sa ka ndodhur në kampionat, ku ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës pas 8 ndeshjeve që ka qenë në lojë.

Nuk besohet se është dëmtim i madh, Messi pritet të jetë në ndeshjen e radhës në kampionat, atë në transfertë kundër Bordeaux, që luhet të shtunën. Nga ana tjetër, PSG i rikthehet Kylian Mbappé. Sulmuesi francez mungoi në fitoren ndaj Lille për shkak të një tërheqje

Related posts

“MAGJIK” NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Sadiku barazon për Luganon me një predhë nga 25 metra (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ MILANI siguron mesfushën, kuqezinjtë përgatiten për firmën e radhës

Isa.Autor

Senol Gunes, në stolin e Turqisë për sfidën me Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment