Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Kërkohet nga skuadrat e mëdha europiane, mesfushori i Realit vendos për të ardhmen

Përtej interesimit të Liverpulit, Mançester Sitit dhe Paris SG-së, Toni Kros duket se ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij te Reali i Madridit.

Mesfushori gjerman po i drejtohet fundit të viteve të tij si futbollist aktiv, por kërkesat për të nuk kanë munguar. Gjithsesi, agjenti i tij Volker Strut ka folur për “Sport1” duke lënë të kuptohet se gjermani mund ta mbyllë futbollin te Madridi.

“Mendoj se ai do ta mbyllë karrierën në Madrid. Nuk kam pasur asnjë telefonatë prej tij për të më kërkuar për ndonjë skuadër tjetër. Ai dhe familja e tij janë shumë të kënaqur në Madrid”, ka thënë agjenti i mesfushorit.

Related posts

Ruud Gullit: Milan duhet të fitoj Kupën e Italisë, sepse ciklet e reja kanë nevojë për një trofe

Sadik.Autor

Humbja ndaj Watford, Conte: Ishte faji im, gabova në formacion

Q.Autor

ASIST NË SKOCI/ Kush është lojtari shqiptar që po i mahnit të gjithë

F.autor

Leave a Comment