Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-FIORENTINA/ Allegri: Nëse duam që të bëjmë një ndeshje të mirë, duhet të…

Fitorja me Zenitin është sjellë në media si një kthesë e Juves, pas dy humbjeve radhazi në kampionat, me Sasuolon dhe Veronën. Por, nëse dikush mendon që të festojë përpara kohe me Fiorentinën, është vetë Masimiliano Alegri ai që shuan euforinë. Madje, sërish kryefjala e konferencës së djeshme për shtyp e trajnerit bardhezi ishte “heshtje dhe punë”.

“Kur dëgjoj dhe lexoj se disa media na kanë bërë fenomenë pas fitores me Zenitin më vjen të… Qepeni! Ndeshja dhe suksese si ajo me Zenitin duhet të jenë normaliteti për Juventusin, përndryshe dukemi si një skuadër e vogël. Madje, për momentin jemi një skuadër e vogël, sepse renditja jonë atë tregon. Po, është e vërtetë që në Champions kemi qenë fantastikë, të paktën në rezultate…

Por në kampionat, të gjitha ndeshjet tona janë luajtur me sirenën e alarmit ndezur, prandaj nëse duam që të bëjmë një ndeshje të mirë me Fiorentinën, duhet të jemi praktikë dhe realistë për situatën në të cilën jemi. Në kampionat nuk kemi arritur që të mbyllim asnjë ndeshje, kemi fituar gjithmonë me një gol avantazh, ndaj as ndaj Zenitit nuk kemi se si të jemi të sigurt mbi forcën apo akoma më shumë për fitoren tonë.

Shifrat flasin qartë, kemi pësuar 11 gola nga 15, nga skuadra që aktualisht janë mes vendit të 15-të dhe 20-të të renditjes. Ndaj, më shumë sesa komplimente meritojmë kritika, të cilat janë pa dyshim pjesë e lojës, por kur i shmang ato me fakte është gjëja më e bukur e profesionit të futbollistit dhe atij të trajnerit, – shpjegon Alegri që më pas ndalet te grumbullimi dhe disa prej lojtarëve që pritet të jenë protagonistët absolutë të ndeshjes. – I njëjti formacion si Me Zenitin ndaj Fiorentinës?

Jam një trajner që më pëlqen të hedh në fushë shumë lojtarë ofensivë, por ndërkohë duhet të bëjmë mirë edhe fazën mbrojtëse. Këto tema i kemi diskutuar gjerë e gjatë në këto ditë që kemi qëndruar në grumbullim dhe shpresoj që lojtarët ta kenë kapur konceptin tim. Vlahoviç i denjë për Juven? Unë nuk jap kurrë gjykime për lojtarë që nuk i stërvis në skuadrën ku punoj. Natyrisht numrat thonë se ai është i zoti, por unë vë bast se mbrojtësit e mi nuk do e lënë të shënojnë dhe madje besoj se nga ana tjetër do të shoh një gol të Moratës ndaj Fiorentinës. Dibala dhe Rabio?

Paulo po punon si lider, e tregoi këtë ndaj Zenitit, por e shoh shumë të moti vuar edhe ne stërvitje. Ka shumë dëshirë, e ndjej urinë e tij dhe kam bindjen se do të bëjë një tjetër ndeshje të madhe. Ndërsa për Rabionë, jam ndalur shpesh te cilësitë që ai ka, por në fushë nuk më ka dhënë atë që pres, ndaj është e kotë të flas më shumë.

Related posts

Inter dështon, zikaltërit marrin vendimin përfundimtar për lojtarin e Barcelonës

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Gjermania frikë nga “spiunët”, Low “blindon” skuadrën. Ja programi i stërvitjes…

Delo.autor

NUK PRITEJ KY REAGIM NGA TRAJNERI/ Reja qesh pas ndeshjes: Ja fajtori për humbjen ndaj Islandës

Delo.autor

Leave a Comment