Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Newcastle e ka seriozisht për Strakoshën, sheikët dërguan skautët për të mbikëqyrur gardianin

Pak ditë më parë në mediat britanike u përhap lajmi se Njukasëlli kishte shfaqur interes konkret për gardianin e Kombëtares, Tomas Strakosha, dhe një transferim i tij në janar në Premier Ligë mbetet një opsion shumë i nxehtë.

Me ardhjen e trajnerit të ri Edi Hau, sheikët po kërkojnë të krijojnë një skuadër kompetitive që në janar, dhe duan t’ia nisin që nga porta. Emri i Strakoshës është lakuar për vetë faktin se kontrata e shqiptarit me Lacion skadon verën tjetër, dhe do të ishte një lëvizje me kosto të ulët, për t’i lënë hapësirë një investimi më të madh në repartet e tjera.

Por gazeta britanike ‘’Daily Mail’’, ka zbuluar se skautët e Njukasëllit kanë qenë të pranishëm në sfidën Marsejë-Lacio në Ligën e Europës me objektivin e vetëm për të parë nga afër Tomas Strakoshën.

Aktualisht, 26-vjeçari është zgjedhje e dytë nga Sarri në Serinë A, dhe një largim i mundshëm do t’i jepte më shumë hapësira në fushën e lojës. Njukasëlli po synon të nënshkruajë një parakontratë me Strakoshën që do ta detyronte klubin e Lacios të ulte çmimin në fund të kontratës.

Një lëvizje e tillë do të ishte e bujshme për gardianin e Kombëtares, që do të bëhej pjesë e një projekti shumëmilionësh që sheikët kanë ndërmend të investojnë në Premier Ligë.

Related posts

“KY KOMPETICION VRET ËNDRRAT NË FUTBOLL”/ Trajneri italian: Ju tregoj mendimin e parë kur mora vesh për Super League

Delo.autor

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Bale s’e hedh poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Bayernit

Sadik.Autor

KUPA E ANGLISË/ Manchester United mposht Wolves në “Old Trafford”

Delo.autor

Leave a Comment