Futboll La Liga Sport

PRAPASKANA E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi mund të rikthehet te Barcelona më shpejt se sa pritej

Leo Mesi ndau rrugët me Barcelonën këtë verë nga pas një karrierë të shquar me blaugranasit, një klub që kishte qenë që në moshën 13 vjeç.

Pasi klubi nuk ishte në gjendje ekonomike të vazhdonte kontratën me Mesin, nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveçse që argjentinasi dhe katalanasit të duronin një ndarje të dhimbshme, duke bërë që numri 10 i tyre t’i bashkohej PSG-së me një kontratë dyvjeçare, me mundësi rinovimi për një sezon të tretë.

Megjithëse natyra e largimit të tij përkeqësoi marrëdhëniet mes Mesit dhe presidentit aktual Joan Laporta, por ardhja e Çavi Hernandez si trajner mund të jetë thelbësor në rikthimin e mundshëm të argjentinasit. Çavi dhe Mesi kanë qenë bashkëlojtarë në Barcelonë deri në pensionimin e spanjollit dhe ndanë një marrëdhënie të shkëlqyer si brenda dhe jashtë fushës.

Duke qenë se karriera e Mesit te PSG-ja nuk po ecën si duhet, me një sërë lëndimesh që kanë penguar përshtatjen e tij në kryeqytetin francez, nuk duket më e paimagjinueshme që ai të mund të kthehet në Kamp Nou më shpejt se sa pritej. Ishte vetë Mesi që para disa kohësh pranoi se mund të rikthehej në Barcelonë me rol drejtues, por nuk përjashtohet mundësia që ‘’pleshti’’ të zbresë sërish në Kamp Nou.

Related posts

Befason Juventusi, refuzon të nënshkruajë me mesfushorin që i vetëofrohet

Sadik.Autor

CARABAO CUP/ Pas një krosimi nga goditja e dënimit, Stones zhbllokon derbin ndaj Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

ANALIZA/ Pikë, fitore dhe gola. Milani më i dobët pa Ibahimovic

Delo.autor

Leave a Comment