Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Sheikët e Newcastle gati të shpenzojnë miliona për Strakoshën, ja detajet…

Dy sezonet e fundit nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm për portierin e Kombëtares, Tomas Strakosha.

Vitin e kaluar, Simone Inzagi preferoi Reinën përpara gardianit kuqezi, ashtu si dhe Mauricio Sarri këtë sezon, i cili e ka aktivizuar Strakoshën vetëm në Ligën e Europës. Por gazeta britanike “The Sun”, ka zbuluar një prapaskenë merkatoje që mund të finalizohet me një transferim të Strakoshës në Angli.

Sheikët e Njukasëllit janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit që në janar, megjithëse kontrata me Lacion i skadon verën e ardhshme. Ideja e sheikëve është të firmosin një parakontratë me Strakoshën, që më pas Lacio ta lërë të lirë me një shumë të vogël, dhe të heqë dorë nga pretendimet e mëdha.

Kjo do të ishte një lëvizje e bujshme për gardianin e Kombëtares, pasi Njukasëlli po kërkon të vërë në jetë një projekt shumëmilionësh dhe së bashku me shqiptarin do të afroheshin dhe emra të njohur të futbollit europian.

Related posts

Kukësi motivohet për ndeshjen kundër Karabagut, ja çfarë ka premtuar Presidenti Gjici

Isa.Autor

Lichtsteiner: Buffon është portieri më i mirë në histori të futbollit

Q.Autor

KARIKATURA E DITËS/ RONALDO nuk ka shënuar GOL sepse s’ka goditur PENALLTI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment