Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventusi identifikon pasardhësin e Ronaldos, në “radarë” bomberi anglez…

Pavarësisht se po luan një sezon fantastik, Kristiano Ronaldo pak ditë përpara se të festojë 35-vjetorin nuk mund të konsiderohet një investim afatgjatë për Juventusin, që duhet të hedhë sytë nga merkatoja për të gjetur një trashëgimtar të denjë të yllit portugez.

Dhe ky emër, sipas informacioneve që vijnë nga Spanja, specifikisht “Radio Katalonja”, të dërgon te Herri Kejn, bomberi i Totenhemit dhe kapiteni i kombëtares angleze.

“Spërsat” e konsiderojnë 26-vjeçarin të pashitshëm edhe për një shifër monstruoze, por sipas transmetuesit katalanas, tani janë të gatshëm që ta shesin yllin e tyre në këmbim të 160 milionë eurove.

herri kejn

Gjithnjë sipas tyre, Zhoze Murinjo do të kishte mundësi që të përfshinte në këtë mënyrë në bisedime edhe emra lojtarësh të kampionëve të Italisë që i pëlqejnë shumë trajnerit portugez, si Rabio, Emre Xhan apo Paulo Dibala.

Related posts

TRAJNIME PËR CERTIFIKIME VAR DHE AVAR/ Arbitrat: Përshtatja ka qenë e vështirë, por ka minimizuar gabimet

Delo.autor

“KAM FOLUR MË SHUMË ME CALHANOGLU SE ME GRUAN E TIJ”/ Inzaghi: Barella do jetë flamuri i Interit

Delo.autor

PAS FOTOS PËR HALLOWEEN/ Shihni ç’bëjnë Beatrix dhe Anxhelina për dy futbollistët Mbappe dhe Neymar

Delo.autor

Leave a Comment