Futboll Sport

RRËFEN PËR SAKRIFICAT QË BËN NJË LOJTAR/ Di Maria disa fjalë futbollit: Njerëzit ata nuk e dinë tensionin…

Për lojtarët, futbolli është gjithçka, ata kanë sakrifikuar çdo gjë tjetër, dhe e kanë lidhur jetën e tyre vetëm me të.

Angel Di Maria ka postuar së fundmi një mesazh të gjatë në Instagram, i cili i dedikohet futbollit dhe sakrificave të cilat i duhet të bëjë një futbollist për t’ia dalë.

“ Çfarë bën të hënave? Shkoj të stërvitem. Çfarë bën të martave? Shkoj dhe stërvitem. Çfarë bën të mërkurën, të enjten, të premten? Shkoj stërvitem. Atëherë bëjmë diçka në fundjavë? Nuk mundem, kam ndeshje. Stërvitja ka mbaruar, me çantën në një krah, shikon fushën, baltën, gurët, barin, vendin ku luajmë. Ajo tokë dhe ato gurë në të cilët dikur u rrëzuam dhe gërvishtëm gjunjët, bërrylat, duart. Këtë tokë dhe këto gurë që na shqetësonin kur luanim dhe që bënin të gjithë shtëpinë tonë pis, e na bënte mamanë të thoshte: “ Lej këpucët dhe çorapet jashtë dhe shko menjëherë të lahesh”.

Çfarë na jep forcë çdo sezon të nisim kampionatin? “ Më pëlqen të flejë të dielave”, kështu thonë të gjithë. “ Futbolli pesë kundër pesë është më i mirë”, të thonë shokët. E dashura jote të thotë: “ Ne nuk jemi kurrë bashkë”. “ Mendo për studimet dhe punën”, të thonë të afërmit e tu. Ti mendon dhe qesh. Ku e dinë ato se çfarë do të thotë futbolli për ty? Çfarë dinë ato për tensionin dhe nervat të cilat nuk të lejojnë të vesh gjumë në sy para ndeshjeve? Çfarë dinë ato për ndeshjet ku ke luajtur i dëmtuar? Çfarë dinë ato, kur t’i shënon një gol dhe shokët të përqafojnë të dëshpëruar?

Çfarë dinë ato për të gjitha herët kur ke vrapuar për të kapur autobusin, për të mos mbërritur me vonesë në stadium? Çfarë dinë ato për ankthin kur je në stërvitje me trajnerin? Çfarë dinë ato si ndihesh kur je në përgatitje dhe shokët e tu janë me pushime duke bërë qejf? Çfarë dinë ato se çdo të thotë të takosh përditë njerëz të cilët shënojnë jetën tënde, shokët e tu, të të qeshurave të lotëve?

Çfarë dinë ato për të gjithë shiun gjatë stërvitjeve?  Baltë, gurë, bar. Dhjetë njerëz me ty dhe njëmbëdhjetë në krahun tjetër, një top dhe një vërshëllimë. Kjo është jeta jonë, po çfarë dinë ata? Shumë njerëz thonë se futbolli nuk ka lidhje me jetën. Nuk di shumë për jetën. Por nga futbolli… Askush nuk di Asgjë!”.

Related posts

BAYERN NJË “MAKINERI” GOLASH/ Me Rydigerin, Nagelsmann do të kishte tre “spartanë” në mbrojtje

Delo.autor

“Shfuqizohet” CAS/ Vendimet s’do jenë më përfundimtare, buzëqesh SKËNDERBEU

Isa.Autor

CHELSEA-MALMO/ “Blutë e Londrës” thellojnë shifrat, shënon Hudson-Odoi

Delo.autor

Leave a Comment