Futboll Sport

“ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Rrëfehet tifozja: Po dridhesha dhe qava, ja si ia mora bluzën Ronaldos (FOTO)

Në futboll ndodh shpesh që tifozët duan një kujtim nga idhujt e tyre dhe janë të gatshëm që të bëjnë gjithçka për ta patur. I njëjti rast ka ndodhur në ndeshjen kualifikuese midis Irlandës dhe Portugalisë, ku një tifoze e vogël hyri në fushë dhe mori bluzën e Kristiano Ronaldos. Por si ja arriti?

Tifozja qe hyri në fushë pas ndeshjes quhet Adison Uelan dhe luan futboll për skuadrën e moshave të Shelburn. Në një intervistë për mediat irlandeze, babai i saj shpjegoi planin e saj për t’ia marrë bluzën Ronaldos.

“Ne kishim një plan. Përgatitëm një poster ku shkruhej se donim bluzën e Ronaldos, por nuk mendoj se ai e pa. Më pas vendosëm që të hynim në fushë, pasi ishim të ulur afër fushës dhe ishte e lehtë. Adison hyri në fushë me shpejtësi dhe ja arriti qëllimit”.

E emocionuar u shpreh dhe Adison, e cila tregon momentin kur u takua me CR7.

“Po dridhesha dhe qava. E pyeta nëse mund ta kisha bluzën e tij dhe ai më tha po. Kur babai e pa u drodh nga emocionet. Thash me vete ‘O zot kjo është ëndrra ime, dhe u bë realitet’. Jam e lumtur që nuk u gjobitëm. Nuk do ta shes kurrë këtë bluzë”, u shpreh tifozja.

Futbolli është sporti më popullor në botë dhe ndërhyrjet e tifozëve në fushë janë një gjë mëse normale. Tani Adison ka një kujtim shumë të veçantë nga një prej lojtarëve më të mirë në botë.

Related posts

Ngjarja kurioze, kur tifozët e Realit ndërprenë gjysmëfinalen e Champions League (VIDEO)

Sadik.Autor

Stramaccioni zbulon se çfarë detyroi Inter-in të shesë Coutinho-n

Q.Autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Cristian Eriksen ikzaltuar: U përpoqëm të luftojmë, më vjen keq për…

Delo.autor

Leave a Comment