Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Vllaznia mposht Laçin falë golit të Da Silva-s dhe ngjitet në vendin e tretë

Vllaznia ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Laçit në ”Loro Boriçi” në një ndeshje që u luajt mes reshjeve të shiut.

Ndeshja ishte e mbushur me raste të pastra shënimi, ku në fund vendosi cinizmi i shkodranëve. Atë që se bëri asnjë nga lojtarët e Vllaznisë në pjesën e parë, e bëri braziliani Da Silva me vetëm 1 minutë në fushën e lojës.

Sulmuesi dërgoi në rrjetë një pasim të Hakajt nga e majta, duke dërguar në delir të pranishmit e paktë që ishin prezent në ”Loro Boriçi”.

Laçi tentoi të gjente golin e barazimit, por kurbinasit ishin të pafuqishëm përpara bllokadës së vendosur nga Tomas Brdariç.

Ndërkohë shkodranët kishin mundësi të shumta për të dyfishuar, por nuk arritën t’i konkretizonin. Vllaznia vazhdon ecurinë pozitive, ndërsa Laçi ndalet pas një serie rezultatesh pozitive.

Related posts

Super Kristal Abazaj, Luftëtari ngushton diferencën ndaj Partizanit

Sadik.Autor

WATFORD-LIVERPOOL/ Kampionët e Europës në spritin final drejt titullit Premier!

Delo.autor

EURO 2024/ Trajneri i Shqipërisë i përulur: Faleminderit, realizuam ëndrrën e një kombi

F.autor

Leave a Comment