Champions League Futboll Sport

Bonucci: Faleminderit Zotit që s’isha aty, kur gjyqtari i dha penalltinë Realit…

Leonardo Bonucci beson se ai, gjithashtu, mund ta kishte humbur kontrollin, nëse ende po luante për Juventusin, kur u dha penalltia në favor të Real Madridit, në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Gianluigi Buffon u largua në këtë moment, pasi reagoi me zemërim kundër gjyqtarit Michael Oliver, i cili dha atë penallti të diskutueshme në minutën e 93-të dhe shuajti shpresat e bardhezinjve për të avancuar më tej në këtë kompeticion.

Bonucci, i cili u largua nga Juve për Milanin në fund të sezonit të kaluar, tha se i ishte mirënjohës Zotit, që nuk ishte i pranishëm, kur u dha penalltia, për një faull të Medhi Benatia ndaj Lucas Vazquez. “Çfarë mendova unë në atë moment? Faleminderit Zotit që nuk isha aty, kur gjyqtari akordoi penalltinë, – i tha ai “Premium Sport”. – Mendova se ndoshta nuk mund t’i mbaja nën kontroll instinktet e mia”.

Bonucci shtoi: “Gigi është portieri më i mirë në historinë e futbollit”. Real Madridi do të përballet me Bayern Munich në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Liverpool do të takohet me Romën.

Related posts

ZYRTARE/ Tirana bën përforcimin e radhës, bardheblutë prezantojnë portierin e njohur

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Skënderbeu. Rezultati 1-1

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e dy takimeve të Grupit D, tek Argjentina ka revolucion

Sadik.Autor

Leave a Comment