Futboll La Liga Sport

FRIKËSON MANCHESTER CITY-N/ Guardiola: Barcelona mund të bëjë atë që do… për mirë ose për keq

Pep Guardiola ka pranuar se Barcelona mund të marrë një nga yjet e City-t në të ardhmen.

Katalanasit kanë vënë në shënjestër Sterling, me shtypin ndërkombëtar sportiv që ka shkruar se spanjollët mund të ofrojnë Frenkie de Jong dhe para në këmbim të sulmuesit anglez.

Sterling ka lënë të kuptohet se është gati të largohet nga Manchester City për te një skuadër që do t’i garantonte më shumë hapësira.

Edhe pse Guardiola nuk i është referuar në mënyrë specifike Sterling-ut, ai ka pranuar se nuk e përjashtonte mundësinë që një na lojtarët e tij të transferohet te Barça.

“Të them të drejtën, nuk ia kam idenë”, ka thënë spanjolli gjatë një ndeshje golfi për bamirësi në Spanjë. “Edhe po ta dija, nuk do ta thoja.

“Jam i bindur se Barcelona do të mund të merrte çdo lojtar të City-t nëse do të ishte e interesuar. Barça vazhdon të jetë një klub tërheqës, më shumë se tërheqës. Qyteti, klubi, historia janë tunduese për çdo trajner dhe çdo lojtar.

“Barça mund të përdorë mediat e saj për të afruar lojtarët. Mund të bëjë atë që do, qoftë për mirë ose për keq”.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Trupi i nxjerrë nga avioni është i futbollistit (FOTO)

Delo.autor

ARSENALI E LARGOI PËR SHKAK TË KRIZËS/ Por Ozil i paguan rrogët dhe rikthen pranë skuadrës…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Lider te JUVENTUSI, futbollisti BARDHEZI i lutet Allegrit të mos luajë ndaj MILANIT

Isa.Autor

Leave a Comment